Fillon renovimi i shtatë shkollave në Komunën e Kamenicës
Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, përmes një postimi në rrjete sociale, ka njoftuar se tashmë ka filluar renovimi i shtatë shkollave në këtë komunë, ku sipas tij do të eliminohen shumë probleme ekzistuese.
Postimi i plotë i kryetarit Rahimaj:
“Nxënës, a jeni gati për një lajm të mirë?
Shumë probleme të grumbulluara me vite të tëra, do të eliminohen përmes kontratës në vlerë prej: 160,425.87€ për renovimin dhe shtimin e kabineteve në shkolla anë e kënd Kamenicës.
Kjo kontratë përfshinë:
1.Shkollën "Dëshmorët e Kombit" në Kamenicë,
2.Shkollën "Abdullah Krashnica-Presheva" në Koretin,
3.Shkollën "Rexhep Mala" në Topanicë,
4.Shkollën "Avni Rrustemi" në Karaçevë të Epërme,
5.Shkollën "Xhavit Ahmeti" në Hodonoc,
6.Shkollën "Asllan Thaçi" në Karaçevë të Poshtme,
7.Shkollën "Hasan Prishtina" në Busavatë,
8.Kabineti i automekanikës në Shkollën Teknike.
Ne #nukNdalemi derisa t’i bëjmë kushtet më të mira për nxënësit e Kamenicës.”