Në Kamenicë bëhen homazhe tek varrezat e dëshmorëve në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”

KamenicëPostuar: 14:20 / 06.03.2024

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, së bashku me Nënkryetarin Faton Jakupi, drejtorë komunal, zyrtarë, përfaqësues nga Policia e Kosovës e FSK, përfaqësues nga OVL UÇK-së, kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, në kuadër të manifestimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kryetari Rahimaj, ka thënë se kontributi i dëshmirëve në raport me konsolidimin e vendit është i pakrahasueshëm, dhe se duhet të shërbejë si udhërrëfyes që të na udhëheq për punët e mira, dhe kontributin që duhet të japim për vendin.

Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në kuadër të datave 5,6 dhe 7 Mars ka organizuar edhe aktivitete të tjera në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së.