Finalizohet Draft – Plani Zhvillimor Komunal i Klinës 2024-2032
Në sallën e konferencave është mbajtur takimi i grupit punues dhe grupit të konsulentëve ku u prezantua Drafti i Planit Zhvillimor Komunal 2024-2032, ku të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Zenun Elezaj, nënkryetarja, Marqe Tanushi-Selmanaj, menaxherja e kontratës, Arbrora Thaqi.
Në këtë takim finalizues është prezantuar dhe diskutuar drafti i cili pasi që të përfundojë procedurat administrative do të kalojë në shqyrtim publik ku do të jetë i qasshëm edhe për qytetarët dhe grupet e interesit.
Drejtoria e Urbanizmit është me përgatitje të planit të takimeve në qytet dhe bashkësi lokale në bashkëpunim me të gjitha grupet e interesit.
Draft -Plani Zhvillimor Komunal 2024-2032 më pas do të jetë publik edhe në platformat zyrtare të komunës së Klinës.