Kryetari Elezaj vizitoi punimet për ndërtimin e parkut dhe memorialit për dëshmorët dhe të zhdukurit e fshatit Ujmirë

KlinëPostuar: 10:27 / 28.12.2023

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Qendrim Millaku, kanë vizituar fshatin Ujmirë, ku kanë parë nga afër punimet që janë bërë për ndërtimin e parkut dhe memorialit për dëshmorët dhe të zhdukurit e fshatit Ujmirë.

“Ndërtimi i parqeve në fshatra ka qenë një nga premtimet e mia gjatë fushatës zgjedhore që tashmë kemi filluar ta përmbushim. Deri më tani kemi bërë ndërtimin e parqeve në Sferkë, Qeskovë, Grabanicë dhe Ujmirë, ndërsa për vitin e ardhshëm kemi planifikuar vazhdimin e këtyre projekteve edhe në disa fshatra tjera” - ka thënë Elezaj.