Ndahen motokultivatorë për 66 përfitues të Komunës së Klinës

KlinëPostuar: 17:58 / 08.02.2024

Kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj, bashkë me drejtorin e organizatës Islamic Relief, Mohamed Soliman, drejtoreshën e organizatës, Albulena Gashi, drejtorin e Bujqësisë, Lorenc Marleku dhe atë të Kadastrës, Nikson Daka, sot kanë ndarë 66 motokultivatorë për përfituesit në kuadër të projektit të bashkëfinancimit.

Lidhur me këtë, kryetari Elezaj ka shkruar:

“66 bujq përfitues të 66 motokultivatorëve në vlerë 82 500 euro

Sot, bashkë me drejtorin e Islamic Relief, Mohamed Soliman, përfaqësues të organizatës, drejtorin e Bujqësisë, Lorenc Marleku, atë të Kadastrit, Nikson Daka, kemi bërë shpërndarjen e 66 motokultivatorëve për 66 bujq të komunës së Klinës.

Projekti është realizuar në bashkëfinancim me organizatën, ndërsa vlera totale e projektit për motokultivatorë është mbi 80 000 euro. Po ashtu, tashmë do të fillojë edhe shpërndarja e serave nga 1 ari për 63 përfitues të tjerë, projekt i cili ka një vlerë mbi 60 000 euro.

Jam vërtetë i lumtur për bashkëpunimin e mirë që po zhvillojmë me organizatën Islamic Relief, me projektet e shumta që po realizohen në Klinë. Si rezultat i  bashkëpunimit e bashkëfinancimi me organizatën kemi realizuar projekte të shumta në dobi të bujqve, familjeve në nevojë e qytetarëve, për çka e falënderoj drejtorin e organizatës, Mohamed Soliman, dhe bashkëpunëtorët e tij për bashkëpunimin e deritanishëm dhe ndihmën që po i japin komunës së Klinës dhe qytetarëve tanë.”