Nënshkruhen kontratat për 129 përfitues të serave dhe motokultivatorëve nga Komuna e Klinës

KlinëPostuar: 13:10 / 06.02.2024

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, ka njoftuar se bashkë me drejtoreshën e organizatës Islamic Relief Kosova, Albulena Gashi, sot kanë nënshkruar kontratat për 129 përfituesit e serave dhe motokultivatorëve.

“Ky është një projekt i bashkëfinancuar me organizatën Islamic Relief Kosova, në kuadër të të cilit do të shpërndahen 66 motokultivatorë dhe 63 sera nga 1 ari.
E falënderoj organizatën Islamic Relief Kosova për bashkëpunimin e mirë që kemi pasur deri më tani në realizimin e projekteve të ndryshme dhe të dobishme për qytetarët.”- ka shkruar ndër të tjera kryetari Elezaj.