Po vazhdojnë investimet në rregullimin e ndriçimit publik në Komunën e Klinës

KlinëPostuar: 09:52 / 09.02.2024

Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj, përmes një postimi në facebook ka njoftuar se po vazhdojnë investimet në rregullimin e ndriçimit publik, të cilat po ndikojnë në rritjen e sigurisë.

Kryetari Elezaj, ka paraqitur pamje nga rruga Klinë-Istog, ku ka njoftuar se vendosja e ndriçimit publik dhe rregullimi i trotuarit do të vazhdojë deri në Zllakuqan.

Gjithashtu, ndriçimi publik dhe rregullimi i shtigjeve të ecjes është bërë edhe afër shtratit të lumit “Klina”.