Vendosen shenjëzimet me ndriçues në rrugët e Klinës

KlinëPostuar: 19:48 / 20.12.2023

Drejtori i Inspektoratit në komunën e Klinës, Faruk Smajli, së bashku me inspektorët, sonte në orët e mbrëmjes kanë inspektuar vendosjen e shenjëzimin me ndriçim LED të vendkalimeve për këmbësorë në rrugët e qytetit.

Këto shenjëzime janë vendosur tek rrugët “Sadik Rama”, përballë stacionit të Policisë si dhe në hyrje të qytetit, në rrugën “Abedin Rexha”, afër objektit të komunës, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, afër shkollës “Ismet Rraci” si dhe janë drejt finalizimit ndriçuesit në sheshin “Nënë Tereza” në drejtim të komunës së Istogut, në sheshin “Faruk Elezi”, afër objektit të QKMF-së si dhe në rrugën “Hasan Prishtina”, afër shkollës së mesme “Luigj Gurakuqi”.

Ky projekt kap vlerën rreth 7 mijë euro.