BE investon në zhvillimin ekonomik të Kllokotit
KllokotPostuar: 09:28 / 16.01.2017
Përmes projektit Diversifikimi i ekonomisë rurale në komunën e Kllokotit, BE-ja ka mbështetur zgjerimin e fabrikës për prodhimin e briketave dhe bio-paletave përmes riciklimit të mbetjeve të drurit dhe mbeturinave agro-pyjore.
Sipas një njoftimi të zyrës së BE-së, qëllimi i projektit është diversifikimi i aktiviteteve ekonomike bujqësorë në zonat rurale të Anamoravës në aktivitete ekonomike jobujqësore me prodhimin e briketave dhe bio-paletave përmes mbetjeve të drurit, aktivitet i cili do të çojë tek të ardhura rurale, vetëpunësim dhe tek reduktimi i pabarazive në mes të zonave urbane dhe rurale.
Për të shënuar përfundimin e suksesshëm të projektit, BE-ja ka organizuar sot një vizitë në këtë fabrikë.