Kllokoti dhe UNDP bënë zgjerimin dhe vendosëjen e rrethojave në urën problematike

KllokotPostuar: 20:48 / 16.10.2016

Komuana e Kllokotit në bashkëpunim me organizatën UNDP, sot ka vendosur rrethojat në rrugën Mogillë-Viti. Përveq rrethojave që janë vendosur në të dy anët është zgjeruar edhe ura me lamarinë të fortë.

Kjo urë deri më tani ishte konsideruar si një urë problematike pasi që kishin ndodhur shumë aksidente të njëpasnjëshme, shkaku pozicionit te pavarshëm më një rrugë më kthesa shumë të theksuar“. Ne si institucione komunale e kemi konsideruar si me prioritet zgjerimit dhe vendosjen e rrethojave për këtë urë  përshkak aksidenteve të shumta të cilat kanë ndodhur që nga viti i kalur, dhe si rrugë  me rrezik potencial për vozitësit. Gjatë diskutimve që kemi pasur me zyrtarët e UNDP-së jemi dakorduar që ata të na përkrahin në këtë projekt dhe në këtë rast kemi  parandaluar rrezikun i cili ka qenë potenical  për  cdo vozitësit”, u shpreh Hidajet Ahmeti.

Dhe njëkohsisht zyrtarët komunalë u shprehen falenderues për UNDP-në për projektet qëe ka përkrahur dhe projektet tjera qe janë në process të realizimit.
/InfoKomuna/