Kryetari Ahmeti morri pjesë në hapjen e Kuizit të Diturisë në Lipjan
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, sot ka marrë pjesë në hapjen e Kuizit të Diturisë, i cili do të zhvillohet në këtë komunë, ku pjesëmarrëse do të jenë 21 shkolla, nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të.
Kryetari Ahmeti, ka shprehur gatishmërinë e institucioneve lokale për të mbështetur iniciativa që promovojnë arsimimin dhe përgatitjen e brezit të ri ashtu siç ka përkrahur edhe kuizin që filloj sot.
“Ne besojmë në fuqinë e edukimit dhe garës së diturisë për të ndihmuar në zhvillimin e të rinjve tanë, andaj ne do të vazhdojmë të mbështesim kuizet dhe iniciativat të tilla e të cilat inkurajojnë dijen dhe përgatitjen e brezit të ri, prandaj kudo që ka mundësi për të nxitur shkollimin dhe arsimimin e tyre, ne do të jemi aty për ti përkrahur”, ka thënë Kryetari i Komunës Imri Ahmeti.
Ky kuiz do të zhvillohet në SHFMU "Ismail Luma", me pjesëmarrjen e 21 shkollave të komunës së Lipjanit, duke përfshirë edhe shkolla private, nga klasa e 6-të deri në klasën e 9-të.
Kuizi është dizajnuar në 9 fusha të ndryshme, duke ofruar sfida dhe mundësi të reja për nxënësit.