Kryetari Ahmeti vizitoi varrezat e Jasharajve në Prekaz në nderim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

LipjanPostuar: 14:56 / 06.03.2024

Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, ka njoftuar se sot, kishte nderin për të vizituar varrezat e Jasharajve në Prekaz, për të nderuar dhe respektuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Një moment emocionues për t'i kujtuar dhe vlerësuar ata që sfiduan dhe luftuan për lirinë tonë, familjen Jashari, komandantin e UÇK-së Adem Jashari dhe gjithë dëshmorët.
Këtë ditë të veçantë shprehim ri konfirmimin tonë për të vazhduar me përkushtim në forcimin e shtetësisë sonë, pa harruar asnjëherë kontributin e lavdisë të të gjitha gjeneratave për shtetin tonë, Kosovën tonë të dashur, duke përjetësuar lavdinë e atyre që kontribuan në luftën për liri.
Lavdi familjes Jashari
Lavdi komandantit Adem Jashari
Lavdi dëshmorëve të Kosovës” – ka shkruar kryetari Ahmeti lidhur me këtë vizitë.