Kuvendi i Komunës së Lipjanit zhvilloi punimet e mbledhjes së 27-të

LipjanPostuar: 18:31 / 29.02.2024

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi i Komunës së Lipjanit udhëhequr nga Kryesuesi, Daut Azemi ka zhvilluar punimet e mbledhjes së 27-të me radhë, në të cilën u aprovuan pikat e rendit të ditës me një pikë shtesë.

Kryetari Imri Ahmeti, së bashku me nënkryetarin Diamant Bytyqi dhe drejtorët e drejtorateve komunale kanë dhënë sqarime në të gjitha çështjet dhe pyetjet e ngritura nga anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Gjatë punimeve të kësaj seance janë shqyrtuar dhe aprovuar këto pika të rendit të ditës:

Propozim Vendim për miratimin e raportit të Komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Lipjanit për vitin 2023.
Pastaj propozim Vendim për miratimin e Plani Komunal i menaxhimit të Mbeturinave 2024-2028.

Po ashtu gjatë kësaj seance janë prezantuar edhe raportet si:
Raporti financiar i KRM Pastrimi SH.A Njësia Operative në Lipjan
Raporti vjetor i punës së Komitetit për Komunitete për vitin 2023
Raporti i Performancës Komunale për vitin 2022
Raporti vjetor të punës së kryetarit për vitin 2023.