Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve të kamerave të sigurisë në fshatin Janjevë
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, së bashku me bashkëpunëtorë sot kanë marrë pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve të kamerave të sigurisë në fshatin Janjevë, projekt i realizuar në bashkëpunim me OSBE-në.
Kryetari Ahmeti, theksoi se vendosja e kamerave të sigurisë në Janjevë është një hap i rëndësishëm drejtë sigurisë publike.
“Ky investim do të ndihmojë në monitorimin e aktivitetit në rrugë dhe hapësira publike, duke kontribuar në parandalimin e dukurive negative dhe rritjen e ndjenjës së sigurisë për banorët dhe vizitorët e Janjevës, siguria është prioritet për ne dhe kjo është një masë e rëndësishme për të garantuar që Janjeva të mbetet një vend i sigurt për të gjithë”, ka thënë Kryetari i Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti.
Kryetari Ahmeti ka falënderuar Ambasadorin e OSBE-së z. Michael Davenport, Ambasadoren e Kroacisë znj. Danijela Barišić, Kryesuesin e komitetit për komunitetet z. Skender Bikliqi, Komandantin e Stacionit Policore në Lipjanit z. Argjent Gashi, Priftin Don Maten, si dhe Kryetarin e fshatit Janjevë z. Bexhet Kongjeli për kontributin e tyre në realizimin e këtij projekti të rëndësishëm.
Nga ana tjetër Ambasadori i OSBE-së z. Michael Davenport është shprehu i lumtur që po realizohet ky projekt i cili do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetareve të Janjevës, në të njëjtën kohe ai ka falënderuar Kryetarin e Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti, për bashkëpunimin dhe mbështetjen e jetësimit të këtij projekti.
Gjate kësaj dite derisa kryetari Ahmeti po qëndronte në Janejvë ai ka vizituar Biblioteken dhe Xhaminë “Mulla Irfan Bikliqi”, në Janjevë ku ka falënderuar përfaqësuesit e këtij institucioni për kujdesin ndaj trashëgimisë kulturore dhe fetare, sepse vetëm në këtë mënyrë ne theksojmë rëndësinë e ruajtjes së vlerave të historisë dhe kulturës sonë për brezat e ardhshëm.