Mbahet mbledhja e parë për vitin 2024 e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi në Komunën e Lipjanit
Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi – KKSB në Komunën e Lipjanit, sot në sallën e takimeve ka mbajtur mbledhjen e rregullt, të parën për këtë vit, ku u diskutua për gjendjen e sigurisë në këtë komunën.
Kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, në këtë takim ka propozuar që në të gjitha shkollat e Komunës së Lipjanit të mbahet një orë vetëdijesuese kundër dukurive negative, ku me këtë propozim u pajtuan të gjithë anëtarët e KKSB-së.
Gjatë kësaj mbledhje, Komandanti i Stacionit Policor Argjent Gashi, tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit aktualisht është e mirë dhe se duhet angazhim maksimal i të gjithëve që kjo situatë e qetë dhe stabile të vazhdoj edhe më tutje.
Po ashtu gjatë këtij takimi u diskutua edhe informatë e punës së KKSB-së për vitin 2023 si dhe u diskutua për planin e punës së KKSB-së për vitin 2024.
Nga anëtarët e KKSB-së u paraqitën edhe disa shqetësime të identifikuara të qytetarëve që kanë të bëjnë me sigurinë publike.