Mbahet takimi i katërt i rregullt i Këshillit Publiko – Privat në Komunën e Lipjanit

LipjanPostuar: 14:51 / 14.03.2024

Në sallën e takimeve, sot u mbajt takimi i katërt i rregullt i Këshillit Publiko – Privat, i ftuar nga kryetari i Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti, në kuadër të bashkëpunimit me programin e USAID-it, Qeverisja e Pronës.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti fillimisht falënderoi, Jennifer Ober për bashkëpunimin e projektit të përbashkët me USAID-in, duke i falënderuar përfaqësuesit e bizneseve për kohën dhe kontributin, ka thënë së rëndësia e takimeve të tilla dhe dialogut të hapur rritë bashkëpunimin ndërmjet komunës dhe bizneseve, si dhe njohjen me nevojat dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në Komunën e Lipjanit.

“Ky takim i sotëm së bashku me ju është thirrur për të diskutuar çështje të ndryshme pronësore dhe çështje tjera të bizneseve e që janë në interesin e përbashkët, është takimi i parë i këtij viti në fakt edhe vitin e kaluar kemi mbajtur disa takime dhe Ju falënderoj për kontributin tuaj që po jepni për shoqërinë tonë për afarizmin tuaj të mirë sepse besoj që suksesi juaj është në të mirë jo vetëm për punësim por edhe për gjenerimin e të ardhurave për çdo familje dhe normalisht për shtetin” është shprehur kryetari Ahmeti.

Në këtë takim mori pjesë edhe Drejtoresha e aktivitetit të USAID-it, Qeverisja e Pronës, Jennifer Ober, e cila tha se mbështesin aktivitetet të cilat kanë për qëllim promovimin e dialogun publiko-privat, për të pasur një sektor privat më të angazhuar dhe njëkohësisht për të forcuar dialogun mes komunës dhe bizneseve.

Të pranishmit u njoftuan rreth platformës së hartës digjitale të Komunës së Lipjanit, e cila është realizuar në bashkëpunim në mes të Komunës së Lipjanit dhe USAID-in, në të cilën tani mund të shihen pronat e lira që komuna e Lipjanit i ka publikuar në këtë platformë dhe kështu po krijohen mundësi financimi, të bizneseve në pronat që komuna i ka të lira.

Anëtarët e këtij Këshilli fillimisht falënderuan kryetarin Ahmeti për organizimin e takimeve të tilla pasi që përmes këtyre takimeve ne si biznese kemi mundësinë të trajtojmë dhe diskutojmë problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohen bizneset në komunën tonë.

Këshilli Publiko – Privat është një trupë këshilluese e cila do të jetë në funksion të dialogut publiko privat në Komunën e Lipjanit.