Njoftim për Debat Publik – Projekt-Statuti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Mehdi Zejnullahu” në Lipjan
LipjanPostuar: 17:14 / 11.03.2024
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Lipjanit, se Komuna e Lipjanit më datë 18.03.2024, nga ora 10:00 në sallën e Kuvendit të Komunës, organizon debat të hapur publik për të diskutuar:Projekt- Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Mehdi Zejnullahu” në Lipjan.
Të gjithë qytetarët e interesuarit e kanë mundësinë që edhe nëpërmjet këtij debati publik të japin kontributin e tyre në dhënien e vërejtjeve dhe sugjerimeve në Projekt - Statutin e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr.Mehdi Zejnullahu” në Lipjan.