Kryetari Kastrati mban mbledhjen e radhës me Këshillin e Drejtorëve, kërkon angazhim maksimal në realizimin e projekteve
MalishevëPostuar: 17:35 / 22.02.2024
Sot, nën drejtimin e të parit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është mbajtur mbledhja e radhës e Këshillit të Drejtorëve komunal.
Në këtë mbledhje ku i pranishëm ishte edhe nënkryetari Vesel Krasniqi, përveç raportimit që është bërë nga ana e drejtorëve lidhur me realizimin e planeve të punës së drejtorive përkatëse, është diskutuar edhe lidhur me performancën komunale, me theks të veçantë për disiplinën në vendin e punës.
Kryetari Kastrati, ka kërkuar nga drejtorët angazhim edhe më të madh në funksion të realizimit të politikave të qeverisjes komunale, dhe gjithashtu ka theksuar se administrata komunale duhet të jetë edhe më e përkushtuar në ofrimin e shërbimeve sa më cilësore për qytetarët tanë.