Kryetari Kastrati vizitoi Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë me rastin e fillimit të Muajit të Ramazanit

MalishevëPostuar: 11:53 / 11.03.2024

Sot, në ditën e parë të fillimit të muajit të Ramazanit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe nënkryetari, Vesel Krasniqi vizituan sot Këshillin e Bashkësisë Islame në Malishevë, ku janë pritur nga kryetari, Sead Paçarizi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte për ti uruar me rastin e fillimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, ndërsa janë falënderuar nga ana e Paçarizit dhe janë dërguar mesazhe urimi te qytetarët, duke i uruar agjërim të lehtë, shëndet e begati dhe pranim të agjërimit për të gjithë besimtarët pa dallim.