Në Malishevë u mbajt trajnimi “Të drejtat e grave në punë dhe integrimi gjinor”

MalishevëPostuar: 17:07 / 13.04.2023

Organizata joqeveritare,"Rrjeti Qeliza", nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, realizuan trajnimin, “Të drejtat e grave ne punë dhe integrimi gjinor”.

Në këtë punëtori, të pranishme ishin mësimdhënëse nga shkolla të ndryshme të komunës së Malishevës, ku u diskutua për të drejtat në punë dhe integrimin gjinor.

Në vazhdimësi, nga trajnerja Edona Sina u diskutua edhe për ngacmimet seksuale në vendin e punës, komunikimin ndërkolegial dhe menaxherial.

Gjatë trajnimit, debati ishte interaktiv ku të pranishmet diskutuan për temat e cekuara më lartë dhe vlerësuan se ende ka hapësirë në shoqërinë tonë për vetëdijesim.