Nënkryetari i Malishevës u bënë thirrje qytetarëve që vaksinohen kundër Covid-19

MalishevëPostuar: 15:55 / 19.08.2021

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, u ka bërë thirrje qytetarëve të kësaj komune t'i respektojnë masat në përpikëri dhe të vaksinohen, sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta luftuar këtë virus vdekje prurës.

Edhe gjatë ditës së sotme, sipas IKShPK-së, janë shënuar shifra alarmante të të infekturëve me virusin Covid-19, përfshi edhe komunën e Malishevës.

Deklarimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës,

Ne të gjithë së bashku jemi duke u përballë me rritje të pakontrolluar të rasteve pozitive me covid-19, dhe me variantin e Delta të këtij virusi, i cili ka përhapje të shpejtë dhe prekë të gjitha moshat pa dallim.

Komuna e Malishevës, vitin e kaluar, nga data 14 mars 2020, ka qenë për 51 ditë në karantinë të plotë dhe në disa raste edhe në karantinë brenda karantinës. Ka qenë kohë e vështirë e përballjes me pandemi. Ishim në një situatë të pazakontë, kur askush nuk lejohej të lëvizte, nuk funksiononte pothuajse asgjë. Ishte një luftë me një armik të padukshëm, por ja kemi arritë ta tejkalojnë atë situatë, falë respektimit të masave.

Sot, rastet me covid-19 janë rritur në shifra alarmante, përfshi edhe komunën tonë. Për ta tejkaluar këtë situatë, ne të gjithë duhet ti respektojmë masat për t’u mbrojtur nga ky virus dhe duhet të marrim vaksinat.

Prandaj, në emër të Komunës së Malishevës dhe në emër të shtabit komunal emergjent, kërkoj nga ana juaj, që ti respektojmë masat në përpikëri dhe të vaksinohemi, sepse kjo është e vetmja mënyrë për ta luftuar këtë virus vdekje prurës.

Kujtoni ato ditë të mbylljes (karantinës), kujtoni sa vdekje i kemi të regjistruara, si pasojë e covid-19, prandaj kërkoj nga të gjithë ju të nderuar qytetarë të Komunës së Malishevës, që të respektoni masat dhe të merrni vaksinën anti-covid.

Hajdin Berisha-nënkryetar i Komunës së Malishevës.