Nga nesër mbyllet për qarkullim të automjeteve rruga “Abdyl Krasniqi” në Malishevë

MalishevëPostuar: 17:52 / 22.02.2024

Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, se nga nesër, datë 23 shkurt 2024, do të bllokohet për qarkullim rruga “Abdyl Krasniqi”, për shkak të zgjerimit të punimeve që janë duke u bërë në projektin e Sheshit së bashku me parkingun nëntokësor, në qendër të qytetit.

Komuna e Malishevës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe bizneseve për vështirësitë që mund të krijohen në qarkullim për shkak të kësaj mbylljeje të domosdoshme të rrugës “Abdyl Krasniqi”, që kryqëzohet me rrugën “Skënderbeu” (përball Kuvendit Komunal) deri te segmenti i rrugës kryesore “Ibrahim Mazreku”.

Për të qenë sa më të qartë në raport me qytetarët, të bashkëngjitur keni edhe një foto, ku rruga që do të mbyllet për qarkullim nga data 23 shkurt 2024, është paraqitur me ngjyrë të kuqe.

Rruga do të lirohet për qarkullim pas përfundimit të punimeve, që gjithsesi do të njoftoheni me kohë.