Nis rregullimi i rrugëve të fshatit Bellanicë të Malishevës

MalishevëPostuar: 10:33 / 03.06.2021

Në fshatin Bellanicë të Komunës së Malishevës, ka filluar rregullimi i tetë segmenteve rrugore, në lagjet e këtij fshati.

Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se këto rrugë kanë një gjatësi prej 1650 metrave dhe mundësohen nga buxheti i komunës.

Fillimin e punimeve në rregullimin e këtyre rrugëve, e kanë parë nga afër drejtori komunal për urbanizëm, Ahmet Morina, ai i bujqësisë, Murat Hoxha dhe anëtari i Kuvendit të Komunës, Astrit Sertolli, të cilët janë shoqëruar nga kryetari i fshatit, Isuf Sertolli.