Drejtori i Kadastrës dhe një zyrtar i Mamushës arrestohen nën dyshim për keqpërdorime
MamushëPostuar: 08:22 / 11.11.2016
Drejtori i Urbanizmit, Kadastrës dhe Mjedisit në Komunën e Mamushës është arrestuar, sikurse edhe një person tjetër nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërsa pjesë e hetimeve në lidhje me rastin e dyshuar për falsifikim të dokumenteve zyrtare të përdorura për tërheqjen e subvencioneve të dhëna për bujqësi është një grup më i gjerë, që janë duke u hetuar me procedurë të rregullt. Policia e Kosovës, të enjten, ka njoftuar se në Mamushë janë arrestuar dy persona me dyshimin se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare. /KohaDitore/