Mamushë: Anulohet sërish tenderi për ndriçimin publik në dy rrugë
MamushëPostuar: 13:26 / 31.10.2016
Përpjekjet për shtrimin e rrjetit të ndriçimit publik në Komunën e Mamushës së fundmi nuk po kanë sukses, pasi që ky autoritet kontraktues nuk po gjen operatorë të përshtatshëm për jetësimin e këtij projekti për rrugët Cumhuriyet dhe Bahcelik, shkruan sot Koha Ditore.
Zyra e Prokurimit në këtë Komunë ka bërë të ditur se është detyruar që ta anulojë edhe ritenderimin për këtë kontratë, pasi që dy operatorët që kanë konkurruar nuk i kanë përmbushur kriteret e parapara, ani pse tenderi në fjalë që shpallur me afat të shkurtuar kohor, për shkak se po vjen fundi i sezonit të ndërtimit dhe i vitit fiskal./KohaDitore/