Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin bullgar, Hristo Gudjev

MitrovicëPostuar: 16:30 / 28.02.2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, priti sot në takim Ambasadorin e Bullgarisë në Kosovë, Hristo Gudjev, në një takim ku mori pjesë edhe drejtoresha e Arsimit, Drita Kadriu, së bashku me bashkëpunëtor.

Kryetari Hamza, shprehu falënderimin e tij ndaj ambasadorit për vizitën e tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Bullgarisë ndaj shtetit të Kosovës. Ai gjithashtu e informoi Ambasadorin Gudjev për punën e qeverisjes lokale dhe projektet që pritet të realizohen në të ardhmen.

Gjatë këtij takimi, kryetari Hamza ka falënderuar Ambasadorin Gudjev edhe për donacionin e dhënë për Shkollën e Mesme të Mjekësisë “Dr. Xheladin Deda”.