Kryetari Hamza priti në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves

MitrovicëPostuar: 17:09 / 28.03.2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka njoftuar se ka pritur sot në takim ambasadorin e Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves.

Lidhur me këtë takim, kryetari Hamza ka shkruar:

“Sot, kisha kënaqësinë të pres në takim dhe ti uroj mirëseardhjen ambasadorit të Britanisë së Madhe, z.Jonathan Hargreaves.
Me ambasadorin Hargreaves diskutuam mbi gjendjen aktuale në vend dhe mundësitë e bashkëpunimit në fusha te ndryshme të interesit të përbashkët të cilat ndikojnë në zhvillimin e vendit.”