Kryetari Hamza priti në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka pritur në takim Ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj, për të diskutuar për gjendjen e sigurisë në Mitrovicë dhe për të përcaktuar mënyrat e përmirësimit të bashkëpunimit institucional.
Në takim mori pjesë drejtoresha e Drejtorisë Rajonale të Policisë në Mitrovicën e Jugut, Aferdita Mikullovci, si dhe zv/drejtori i Policisë në Veri, Veton Elshani, për të ofruar një perspektivë të drejtpërdrejtë në lidhje me sfidat dhe nevojat e sigurisë lokale.
Gjatë diskutimit, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve lokale dhe atyre kombëtare për të adresuar sfidat e sigurisë dhe për të siguruar që qytetarët të kenë një mjedis të sigurt dhe të qetë për të jetuar.
Kryetari Hamza, i uroj suksese në detyrën e re, dhe shprehu falënderimet e tij për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm të Shqipërisë.
Ndërsa, Ambasadori Malaj shprehu përkushtimin e Shqipërisë për të mbështetur përparimin dhe zhvillimin e Mitrovicës, si dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.