Mbahet mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës
MitrovicëPostuar: 12:25 / 28.03.2024
Drejtuar nga kryesuesja e Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Vesa Broja, është mbajtur mbledhja e 27 të e Komitetit për Politikë dhe Financa, ku të pranishëm ishin drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.
Në këtë mbledhje u shqyrtuan këto pika të rendit të ditës; Kërkesë për bartjen e të hyrave vetanake të Komunës se Mitrovicës si dhe Plotësim-Ndryshimi i Rregullores Nr.02/2019 për Taksat, Tarifat dhe Gjobat Komunale.
Këto pika të rendit të ditës pasi u shqyrtuan nga anëtarët e KPF-së, do të procedohen për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal.