Mbarëvajtja e vizitave sistematike mjekësore të nxënësve të shkollave të Mitrovicës
MitrovicëPostuar: 13:38 / 18.04.2023
Po vazhdojnë sipas planit dhe me sukses vizitat sistematike mjekësore të nxënësve në Gjimnazin "Frang Bardhi", SHMLM "Dr.Xheladin Deda", SHMLT "Arkitekt Sinani", SHMLE "Hasan Prishtina".
Në Shkollën e Mesme të Lartë të Muzikës "Tefta Tashko" vizitat sistematike mjekësore kanë përfunduar.
Ekipi mjekësor ka filluar vizitat sistematike mjekësore me nxënësit e SHFMU "Andon Zako Çajupi".
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, falënderon drejtorët e shkollave, mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit për bashkëpunimin e mirë si dhe ekipet mjekësore për profesionalizmin dhe përkushtimin që po e tregojnë në këtë proces.