Komuna e Obiliqit shënon 16 vjetorin e Pavarësisë

ObilicPostuar: 14:25 / 17.02.2024

Me rastin e 17 Shkurtit, Komuna e Obiliqit, ka shënuar 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku Fillimisht në mëngjesin e hershëm, Nënkryetari Ibush Mjekiqi së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, asambleistë e drejtor të ekzekutivit, bën se homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz.

Për të vazhduar me Seancën Solemne të Kuvend Komunal të Obiliqit, e cila u hap nga Kryesuesja e Kuvendit, Vlora Mjekiqi Kabashi, me një fjalë për nder të Pavarësisë.

Nënkryetari i Komunës, Ibush Mjekiqi, në fjalën e tij para të pranishmëve vlerësoi lart kontributin ndër breza për liri e pavarësi: “sot me respekt të madh nderojmë luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kujtojmë dhe respektojmë sakrificën e dëshmorëve, martirëve dhe të gjitha viktimave të luftës çlirimtare. Kujtojmë lëvizjet ilegale, studentore, idealistet që ja përkushtuan jetën çështjes së atdheut, punën e presidentit Rugova, heroizmin  e pashoq të komandantit legjendar Adem Jashari, e shumë heronjve tjerë që e vulosën pavarësinë e Kosovës..“

Pas seancës, me homazhe pranë Pllakës Përkujtimore të Dëshmorëve të Kombit , nderuan veprën dhe sakrificën e heronjve për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot.

Urime 16 vjetori i Pavarësisë së Kosovës!
Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve për liri!
Lavdi Dëshmorëve të Kombit!
Lavdi Komandantit Legjendar Adem Jashari!