Kryetari Gashi priti në takim shefen e UNMIKU-t, Caroline Ziadeh

ObilicPostuar: 17:34 / 28.03.2024

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, së bashku me Nënkryetarin për Komunitete dhe drejtoreshën e DAP-it, priti në takim shefen e UNMIKU-t, Caroline Ziadeh së bashku me bashkëpunëtorë.

Kryetari Gashi, në këtë takim i njoftoi për zhvillimin e projekteve në Komunën e Obiliqit, në theks të veçantë për projektet me fokus në përmirësimin e jetesës së komunitetit jo-shumicë në Obiliq dhe gjithëpërfshirjen e tyre në projektet  infrastrukturore, arsimore e kulturore, ku theksova se Obiliqi si një komunë multietnike në vazhdimësi po bënë përpjekje në ndryshimin e mirëqenies socio-ekonomike për të gjithë qytetarët pa dallim.

Gjatë këtij takimi, diskutuan edhe për realizimin e projekteve të përbashkëta të ndërmarra nga UNMIK-u, sidomos në angazhimin e të rinjve dhe grave në vendimmarrje.

Kryetari Gashi, në fund të takimit, falënderoi znj. Caroline Ziadeh, për vizitën ku së bashku u dakorduam për bashkëpunim edhe në të ardhmen!