Mbahet mbledhja e radhës e Kuvendit Komunal të Obiliqit

ObilicPostuar: 19:06 / 28.02.2024

Kuvendi Komunal i Obiliqit, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, ku i pranishëm në këtë seancë ishte edhe Nënkryetari i Komunës së Obiliqit, Ibush Mjekiqi.

Mbledhjen e hapi Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Vlora Mjekiqi Kabashi, e cila shpalosi rendin e ditës dhe pas miratimit të pikave të propozuara është vijuar me trajtimin e tyre.

Për këtë mbledhje është propozuar ky:
REND DITE

1.Arsyetimi për mungesë.
2.Miratimi i ekstraktit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar.
3.Raporti i punës së Kryetarit të Komunës dhe Ekzekutivit Komunal për vitin 2023.
4.Shqyrtimi i kërkesës nga DKA-ja, për shqyrtim të Projekt Rregullores për organizimin e punës te shkollat fillore të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, udhëheqësit, mësimdhënësit, nënpunësit profesional, mbështetësit, nxënësit dhe masat disiplinore.
5.Shqyrtimi i kërkesës së DKRS-së për Draft Statutin e Bibliotekës Komunale të Qytetit.
6.Shqyrtimi i kërkesës nga DAP-i, për Raportin e Performancës të Komunës së Obiliqit për vitin 2022.
7.Shqyrtimi i kërkesës së DMM-së, për shfuqizimin e vendimit nr.-1-94, të dt.07.06.2019
8.Shqyrtimi i kërkesave
9.Të ndryshme.