Mbahet takimi i finalizimit të Draft-Dokumentit të Hartës Zonale 2024-2032 në Komunën e Obiliqit

ObilicPostuar: 18:10 / 14.02.2024

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Urban, Pronë dhe Kadastër në Komunën e Obiliqit, Arben Berisha së bashku me Kompaninë Konsulente "INSI" dhe komisionin komunal kanë mbajtur takimin e përbashkët në Sallën e Kuvendit Komunal.

Temë e këtij takimi ishte finalizimi i Draft-Dokumentit të Hartës Zonale 2024-2032 në mënyrë që dokumenti të jetë gjithë përmbledhës, ky dokument do të dërgohet në Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës për marrjen e pëlqimit për diskutim publik të HZK-së.

Në këtë formë po kompletohet infrastruktura ligjore në aspektin e planifikimit hapësinor për Komunën e Obiliq.

Me këtë rast, Drejtori i Planifikimit Urban , Pronë dhe Kadastër z.Berisha, shpreh falënderim të veçantë për Kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi për përkrahjen e vazhdueshme gjatë tërë këtij procesi duke falënderuar tutje MMPHI-në, Komisionin Komunal dhe Kompaninë konsulente "INSI".