Mbi 300 studentë dhe nxënës përfitues të bursave nga komuna e Obiliqit

ObilicPostuar: 18:39 / 15.03.2024

Sot, është bërë nënshkrimi i kontratave për studentë dhe nxënës përfitues të bursave nga komuna e Obiliqit, ku në këtë ngjarje i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Xhafer Gashi.

Kryetar Gashi, me këtë rast, uroi përfituesit e bursave duke ju dëshiruar suksese në studime, si dhe theksoi fokusin dhe përkushtimin në rritjen e cilësisë në arsim, ku për këtë vit janë ndarë 81 bursa për nxënësit, 176 studentët e nivelit bachelor, 51 studentë të nivelit master dhe 790 nxënës përfitues të kompensimit për shpenzimin e udhëtimeve, në total 1098.

Ashtu si çdo vit, edhe në këtë vit është bërë ndarja e çmimit “Adem Preniqi“, ku për këtë vit përfitues ishte studentja, Shqiponja Rama.

Kryetari Gashi, të gjithë nxënësve dhe studentëve ju uroi suksese në rrugëtimin e dijes dhe diturisë!