Aksident me të lënduar në Partesh
ParteshPostuar: 15:50 / 21.11.2016
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën mes fshatit Budrigë dhe Partesh.
Sipas zëdhënësit të policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit Ismet Hashani, është raportuar për disa persona të lënduar, por të cilët janë jashtë rrezikut për jetë. Togeri Hashani ka dhënë edhe detajet e aksidentit
Drejtuesi veturës Golf 2 ka goditur një kamion, ku si pasojë e humbjes së kontrollit, i njëjti ka goditur një veturë tjetër, tha Hashani.
Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites.