Parteshit 120 mijë euro për rrugë
Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku me bashkëpunëtorë vizitoi Komunën e Parteshit, ku u taku me kryetarin e kësaj Komune, Dragan Nikoliq.
Me atë rast u nënshkrua një Memorandum Bashkëpunimi në mes të Ministrisë së Infrastrukturës dhe komunës së Parteshit për një investim në vlerë prej 120,000.00 euro, që dedikohet për infrastrukturën rrugore, transmeton Koha.net.
Ministri Zharku shprehu përkrahjen e tij për Komunën e Parteshit, duke theksuar:
Siҫ e dini, shuma me rishikimin e buxhetit, nga 100,000.00 euro është rritur në 120,000.00 euro. Ne besojmë që këto mjete do të shfrytëzohen për lidhjen e fshatrave jo vetëm të komunave Pasjan dhe Partesh, por edhe me fshatrat e tjera të komunës së Gjilanit.
Kryetari i Parteshit, Dragan Nikoliq, falënderoi ministrin Zharku për vizitën e bërë dhe përkrahjen e dhënë.
Ne nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit në vlerë 120,000.00 euro për investimin e ndërtimit të rrugëve në Partesh. Ne do ti shfrytëzojmë këto mjete në projekte të domosdoshme, theksoi kryetari i komunës së Parteshit, Dragan Nikoliq.