Kryetari Muhaxheri ka pritur në takim Shefin e Misionit të OSBE-së, Michael Davenport

PejëPostuar: 14:24 / 28.02.2024

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri me bashkëpunëtorë ka pritur ne takim Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, i cili ishte i shoqëruar nga një delegacion i Qendrës Rajonale të OSBE-së.

Gjatë takimit është diskutuar për sfidat dhe çështjet me të cilat preokupohet Komuna e Pejës, zhvillimet e Komunës në fushën e Qeverisjes së Mirë dhe të Drejtave të Njeriut, arritjen e rezultateve të shkëlqyera të performancës, për realizimin e 25 projekteve në të mirë të qytetarëve, mbështetjen e komuniteteve joshumicë dhe bashkëpunimin me komunitetet fetare, ritmin e rekrutimit të vendeve të lira të punës në Komunë, hartimin e planit lokal të veprimit për avancimin e të drejtave të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian të Kosovës, adresimin e kërkesave, të cilat vijnë nga Kisha Protestante Ungjillore, po ashtu është diskutuar për barazinë gjinore, bashkëpunimet ndërfetare, Ditën Zyrtare të Tolerancës Fetare - 21 Shtatorin, pastaj për Komitetet Konsultative të themeluara në Komunën e Pejës, funksionimin e Këshillave Lokale në Pejë, për zhvillimet e fundit komunale në sfera të ndryshme dhe për çështje të tjera, të cilat janë me interes të përbashkët, si dhe janë zotuar për të vazhduar tutje me një bashkëpunim të mirëfilltë.