Kryetari Muhaxheri priti në takim të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

PejëPostuar: 18:12 / 14.03.2024

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka njoftuar se sot, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar gjatë qëndrimit të tij në Kosovë është ndalur në Pejë.

Kryetari Muhaxheri, lidhur me këtë takim ka shkruar:

“Isha i nderuar, që bashkë me ekipin tim të isha nikoqir i takimit të z.Gabriel Escobar, i cili ishte i shoqëruar nga ambasadori i SHBA-së në Republikën  e Kosovës, shkëlqesisë së tij z.Jeffrey M. Hovenier me bashkëpunëtorë.
Gjatë takimit me theks të veçantë nga të dyja palët është vlerësuar jetik rrugëtimi i përbashkët në proceset integruese të Kosovës bashkë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.”