Mbahet takimi i rregullt i Kuvendit Komunal të Pejës
Kuvendi Komunal në Pejë, mbajti takimin e radhës të kryesuar nga Rexhep Kurtbogaj, ku në prezencën e Kryetarit, Nënkryetarëve, Zëvendëskryesuesit, Drejtorëve, mediave dhe qytetarëve të interesuar është debatuar për disa pika më rëndësi për Komunën tonë.
Pikat e rendit të ditës, të cilat janë shqyrtuar dhe aprovuar për procedim të mëtutjeshëm janë:
1.Shqyrtimi dhe miratimi i Procesverbalit të Kuvendit të Pejës, të datës 26.01.2024.
2.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryetarit për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale
me pronën private të z.Avdyl Çetaj me qëllim të realizimit të shtegut të ecjes buzë lumit Lumbardhë
dhe ndërtimit të rrugës te "Maja e Zezë" sipas PZHK-së.
3.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryesuesit për dhënien e autorizimit DKRS-së nga Kuvendi për publikimin e konkursit publik për tituj nderi, dekorata, mirënjohje dhe falënderime.
4.Shqyrtimi dhe miratimi i propozimit të Kryesuesit për formimin e komisionit të veçantë për ndarjen e titujve te nderit, dekoratave, mirënjohjeve dhe falënderimeve nga Kuvendi i Komunës së Pejës.
5.Shqyrtimi dhe miratimi në parim për dhënien në diskutim publik të Draft - Strategjisë Komunale
kundër dhunës në familje 2024-2027 dhe Planin e Veprimit për parandalimin e dhunës në familje 2024-2027.
6.Shqyrtimi i informatës mbi realizimin e Planit të Prokurimit për vitin paraprak.
7.Shqyrtimi i informatës së Zyrës për Komunitete mbi procesin e kthimit dhe riatdhesimit për vitin paraprak dhe Planin e Zyrës për Komunitete për vitin 2024.
8.Shqyrtimi i informatës mbi procesin e legalizimit të objekteve për vitin paraprak.
9.Shqyrtimi i raportit monitorues për zbatimin e qëllimeve dhe objektivave nga PZHK, PU dhe PRR
për vitin paraprak.
10.Shqyrtimi i informatës mbi inspektimin e ndërtimeve në Komunën e Pejës.
11.Shqyrtimi i raportit të MAPL-së për performancën e Komunës së Pejës për vitin 2022.
12.Pyetjet dhe propozimet lidhur me punën e Komunës të ngritura nga anëtarët, në atë renditje siç janë pranuar.
13.Çështje të ngritura në mbledhje nga udhëheqësi apo nga anëtarët e Kuvendit.
Takimi i radhës i Kuvendit Komunal të Pejës do të mbahet në muajin mars 2024.