Nënshkruhen marrëveshjet për subvencionim me OJQ-të përfituese nga Komuna e Pejës

PejëPostuar: 14:19 / 18.04.2024

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri dhe Drejtoresha për Mirëqenie Sociale në Komunën e Pejës, Albulena Mujaj-Bajraktaraj kanë pritur në takim OJQ-të, përfituese për këtë vit nga thirrja e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale.

Gjatë takimit janë nënshkruar marrëveshjet për subvencionim me OJQ-të, përfituese për këtë vit.

Komisioni për vlerësim në bazë të Rregullores MF-Nr. 04/2017 për kriteret, standardet dhe procedurat e financimit publik për OJQ-të, ka përzgjedhur listën, prej 8-të, projekteve për financim, siç janë:  

- Qendra për përkrahjen e personave me aftësi të kufizuara mentale - OJQ "Qendra për Jetë të Pavarur".
Shërbime sociale profesionale për personat me aftësi të kufizuara mendore përmes aktiviteteve psiko - edukative dhe aftësimit për jetë të pavarur.
- OJQ "Duart plotë mëshirë" - Shërbime shëndetësore dhe humanitare për të sëmurët, të moshuarit dhe familjet në nevojë.
-Handikos - Pejë - Shërbime ditore dhe në familje për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara.   
-Qendra për Mirëqenien e Gruas - Shërbime Rezidenciale dhe Reintegruese për gra dhe fëmijë, të mbijetuara të dhunës në familje.
-OJQ "Princesha" - Shërbime ditore të drejtpërdrejta dhe   asistencë materiale për personat e moshuar, që nuk kanë përkujdesje familjare në Komunën e Pejës.  
-Organizata për fëmijët pakujdes prindëror - OFAP - Fuqizimi i strehimit familjar dhe ofrimi i shërbimeve psiko - sociale për familjet dhe fëmijët në Komunën e Pejës.
- SHHBK "Nëna Terezë" - Shërbime sociale cilësore për të moshuar.
-Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve - Pejë - Ofrimi i shërbimeve sociale dhe rehabilitimi për personat e verbër në Komunën e Pejës.