Nënshkruhet Memorandum Bashkëpunimi në mes të Komunës së Pejës dhe OJQ "Arkivi - Instituti i Artit Bashkëkohor"

PejëPostuar: 18:48 / 15.02.2024

Drejtoresha për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Pejës, Xhenet Syka dhe Menaxherja e Projektit nga Arkivi - Instituti i Artit Bashkëkohor, Samra Dana kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi.

Drejtoresha Syka, theksoi se nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit midis Komunës së Pejës dhe Arkivit të Institutit të Artit Bashkëkohor do të sjellë avantazhe të shumta për komunitetin tonë, bashkëpunime në organizimin e ngjarjeve artistike dhe kulturore në Komunën e Pejës, zhvillimin e ekspozitave, performancave artistike, koncerteve, zhvillimin e projekteve të artit publik, punëtori, trajnime, aktivitete artistike, krijimin dhe promovimin e klimës së artit dhe kulturës së qëndrueshme.