Kryetari Bulliqi bëri homazhe pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu

PodujevëPostuar: 12:38 / 28.03.2024

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë homazhe sot pranë lapidarëve të familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu në qytet dhe Obrançë.

Lidhur me këtë vizitë, kryetari Bulliqi ka shkruar:

“Në 25 vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu kemi bërë homazhe pranë lapidarëve të familjeve në qytet dhe Obrançë. I kujtojmë me mall e dhimbje 16 pjesëtarët e familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu që u vranë barbarisht nga forcat paramilitare serbe.
Po ashtu, në këtë datë tragjike për Llapin e Kosovën i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë viktimat që kanë pësuar nga kriminelët e Serbisë në Kosovë.
Lavdi dëshmorëve, heronjve dhe martirëve të kombit!”