Kryetari Bulliqi: Stacioni i Autobusëve me pamje moderne
PodujevëPostuar: 12:18 / 10.06.2024
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka njoftuar se punimet në Stacionin e Autobusëve po shkojnë në fazën përfundimtare.
“Jemi në fazën përfundimtare të punimeve në Stacionin e Autobusëve, të cilin po planifikojmë të përurojmë më 19 qershor, në Ditën e Çlirimit të Podujevës.
Me ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve do të përmirësohen linjat e trafikut ndërurban dhe do të përdoret edhe për linjat e trafikut ndërkombëtar.” – ka shkruar kryetari Bulliqi.