Kryetari Bulliqi vazhdoi takimet me qytetarët e fshatit Dumnicë
PodujevëPostuar: 11:07 / 07.03.2024
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, në kuadër të takimeve që po mbahen me qytetarë për projektet e vitit 2024, kësaj radhe ka takuar banorët e fshatit Dumnicë.
Lidhur me këtë takim, kryetari Bulliqi ka shkruar:
“Dje vazhduam me takimin e radhës në Dumnicë për të bashkëbiseduar me banorët e këtij fshati dhe fshatrat përreth për projektet e vitit 2024, si dhe për të dëgjuar nga afër nevojat e komunitetit.
Vazhdojmë sot me tubimin e radhës në Bradash.”