Drejtoria e Shërbimeve Publike në Kryeqytet organizon takim me qytetarë tre herë në javë

PrishtinëPostuar: 11:02 / 14.03.2024

Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike të Kryeqytetit, njoftojnë se tashmë, do të organizojnë takime tre herë në javë, me qytetarët të cilët dëshirojnë të takohen lidhur me kërkesat dhe shqetësimet e tyre.

Njoftimi i plotë:

“Për të adresuar nevojat tuaja dhe për të siguruar që të gjithë të kenë mundësinë për të hyrë në një dialog të hapur me stafin tonë, orari i takimeve me palë do të ndryshojë duke u zgjeruar nga dy ditë në tre ditë të javës, siç mund ta shihni më poshtë:

E Hënë: 08:30 - 09:30
E Mërkurë: 08:30 - 09:30
E Premte: 08:30 - 09:30.”