Filluan punimet në ndërtimin e rrugës “Mine Peza” në Lagjen Arbëria

PrishtinëPostuar: 12:08 / 25.05.2023

Sot, ka filluar rikonstruktimi i rrugëve brenda zonës urbane, rruga “Mine Peza” në lagjen Arbëria.

Me rastin e fillimit të këtyre punimeve, kryetari Rama është shprehur se “Ky është një hap tjetër drejt transformimit të rrugëve të kryeqytetit”.

Kurse, drejtori i Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi theksoi se “Kjo rrugë do të shfrytëzohet si bajpas për kalimin e veturave, nga rruga Ahmet Krasniqi në lagjen e Arbërisë së re, tek objektet e reja banesore.”

Në përgjithësi, pohohet se kjo rrugë do ta lehtësojë komunikacionin në lagjen Arbëria.