Hapet konkursi për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari në Prishtinë

PrishtinëPostuar: 18:04 / 14.03.2024

Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se tashmë kanë hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari në Prishtinë.

Njoftimi i plotë i kryetarit Rama:

“Komandant Prishtina të pret!
Kemi hapur konkursin për krijimin e sheshit monumental të komandantit legjendar, Adem Jashari, që do ta ketë pjesë thelbësore monumentin e qëndresës, guximit dhe lavdisë së heroit të kombit dhe familjes Jashari, si një prej themeleve më të rëndësishme të lirisë së vendit.
Ky shesh do të shërbejë jo vetëm si një simbol i sakrificës së tyre të madhe, por edhe si një vend ku brezat e sotëm dhe të ardhshëm mund të mësojnë një prej kapitujve më të rëndësishëm në historinë e kombit tonë.
https://shak.archi/hapet-konkurs-per-krijimin-e.../”