Inspektorati i Kryeqytetit sërish në aksion kundër transportuesve ilegal të udhëtarëve

PrishtinëPostuar: 13:14 / 20.03.2024

Inspektorati i Kryeqytetit, sot sërish është vënë në aksion kundër atyre që po ushtrojnë ilegalisht veprimtarinë e transportit të udhëtarëve.

“Aksioni do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në pika të ndryshme në kryeqytet, masat ndëshkuese dhe gjobat vetëm sa do të ashpërsohen ndaj përsëritësve, prandaj Inspektorati kërkon që të ndalohet menjëherë kjo veprimtari ilegale në kryeqytet!” – thuhet në njoftimin e inspektoratit.