Kopshti “Xixëllonjat” në Kryeqytet së shpejti kyçet në rrjetin e ngrohjes

PrishtinëPostuar: 17:50 / 15.03.2024

Kryeshefi Ekzekutiv i NP “Termokos”, Fisnik Osmani së bashku me nënkryetaren e Komunës së Prishtinës, njëkohësisht drejtoreshën e Drejtoratit të arsimit, Jehona Lushaku- Sadriu, kanë vizituar sot vendpunimin, ku ekipet e ndërmarrjes janë duke punuar për kyçjen në rrjetin e ngrohjes të kopshtit të fëmijëve “Xixëllonjat”.

Me kyçjen në rrjetin e ngrohjes të këtij objekti në rrjetin e ngrohjes, që planifikohet të përfundojë brenda dy javësh, do të krijohen kushte më të mira për akomodimin e qindra fëmijëve të këtij kopshti.